Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza/ Pa lidershipin amerikan, një botë pa rregulla dhe pa askënd që ta drejtojë
Dragan Biseniç/ Danas
Kontaktet e para të liderve të SHBA-ve, Kinës dhe Rusisë këtë vit filluan me kërcënime dhe fyerje gjë që nuk premton harmoni në botë. Më parë do të thoja se po krijohen kushtet për një thyerje të madhe gjeopolitike, ku në njërën anë do të gjenden aleanca transatlatike e Amerikës dhe Europës Perëndimore, përballë bllokut të stërmadh euroaziatik të Kinës dhe Rusisë. Pasiqë presidenti amerikan Bajden pohoi se e konsideron vrasës presidentin rus Putin, është e qartë se nuk mund të pritet ndonjë përmirësim i afërt i marrëdhënieve të Amerikës me Rusinë. Menjëherë pas fyerjes që i bëri Bajdeni, Putini bëri dy gjëra: deklaroi se bashkimi i Krimesë me Rusinë është i pakthyeshëm dhe se Rusia nuk do të heqë dorë nga Donbasi. Me këtë bëri të gjithëditur se Rusia e konsideron vete arbitër në hapësirën postovjetike dhe çfarëdo synim i NATO-s dhe SHBA-ve për të depërtuar në këtë hapësirë do të përballet me kundërshtimin rus.
Për hir të së vërtetës këtë deklaratë amerikanët e relativizuan menjëherë, por nga ana tjetër nisën një linjë të anasjelltë ashpërsimi ndaj Kinës. Grindjet ndërkombëtare ishin tema kyçe të zyrtarëve të lartë të të dy blloqeve që u takuan në të njëjtën ditë me 24 mars, me synimin për të forcuar aleancat dhe partneritetet e tyre në skenën ndërkombëtare gjithnjë e më të ndarë. Në Perëndim, Sekretari i Shtetit Entoni Blinken u takua me ministrat e jashtëm të vendeve antare të NATO-s. Në Lindje biseduan ministri kinez i punëve të jashtme Vang Ji dhe ai rus Sergej Lavrov. “Derisa të jemi bashkë, duhet t’i kundërvihemi Kinës në rritje e sipër dhe Rusisë agresive“, kështu i emërtoi sfidat direkte në Europë dhe SHBA, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Torvald Stoltenberg në hapje të konferencës së ministrave të jashtëm të vendeve antare të NATO-s. „Takimi duhej të nënvizonte vendosmërinë amerikane për të forcuar dhe rigjallëruar lidhjet mes aleatëve të NATO-s“, tha zëdhënësi Ned Prajs, duke shtuar se diskutimi në Bruksel përfshinte “shqetësimin për shkak të aktiviteteve dhe përpjekjeve keqdashëse në fushën e dezinformimit, të kontrollit të armatimeve dhe çështjeve rajonale të sigurisë”. Në takimin me ministrat e jashtëm të NATO-s, Blinkeni porositi se “Perëndimi duhet të bashkëpunojë me Rusinë për të promovuar interesat e përbashkëta”, por edhe të ruajë qëndrimin kritik ndaj lëvizjeve ruse që ai i konsideron të papranueshme.
Disa ditë më parë, me 19 mars, u mbajt dialogu i tensionuar me Kinën në Ankoraxhe ku Blinkeni dhe partneri i tij kinez Vang Ji akuzuan njëri tjetrin për shkelje të të drejtave të njeriut. “Do të bisedojmë për shqetësimin tonë të thellë për shkak të veprimtarisë së Kinës në Sixhijang, Tajvan, sulmet kibernetike ndaj SHBA-ve dhe presionit ndaj aleatëve tanë”, tha Blinkeni. Ai shtoi se secila prej këtyre veprimtarive shqetësuese kërcënon rendin e bazuar në rregullat ku mbështetet siguria globale. Zyrtari më i lartë për politikën e jashtme i Partisë Komuniste kineze, Xhang Xhieçi ia ktheu duke akuzuar SHBA-të se për shfrytëzojnë fuqinë ekonomike dhe financiare për të bërë presion ndaj vendeve të tjera dhe po keqpërdorin konceptin e sigurisë kombëtare me të cilin ndikojnë në tregtinë ndërkombëtare.
Nga ana e tij, Pekini po përgatitet për një luftë të gjatë me Amerikën. “SHBA-të janë kërcënimi më i madh për sigurinë e vendit tonë”, tha presidenti kinez Si Xhinping, duke shtuar s SHBA-të “janë eksportuesi më i madh i kaosit në botë”. Xhinpingu paralajmëroi rënien e Perëndimit ndërkohë që Lindja po rritet. Udhëheqja kineze ka shqyrtuar prirjet afatgjatë dhe ka konkluduar se ajo nuk mund t’i bazojë më planet e saj në pritje të stabilizimit të marrëdhënieve me SHBA-të. Për këtë është miratuar plani i strategjisë ekonomike të lëvizjes së dyfishtë. Siç shpjegoi Si Xhinpingu, “vetëm Kina e pavarur, krahas zhvillimit të tregut të brendshëm, mund të arrijë rritje dhe zhvillim dinamik, pa marrë parsysh rritjen e armiqësive në botë”. Për arritjen e këtyre qëllimeve do të jetë e nevojshme të kapërcehen pengesat direkte. Një prej tyre është krijimi i blloqeve për kundërvënie ndaj inciativave kineze dhe pengimin e ngritjes së Kinës. Para takimit në Ankorixh, Blinkeni dhe Saliveni punuan gjithë kohën për forcimin e bllokut antikinez, së pari në Korenë e Jugut dhe në Japoni dhe pastaj në grupin e shteteve detare që janë armiqësorë ndaj Kinës, siç janë Japonia, India dhe Australia.
Qëndrimi kinez për mungesën afatgjatë të marrëdhënieve të qëndrueshme me SHBA-të përputhet me deklaratën e Bajdenit të fillimit të muajit shkurt në Konferencën e Mynihut për sigurinë. “Duhet që të gjithë sëbashku të përgatitemi për rivalitetin afatgjatë me Kinën... Të gjithë, absolutisht të gjithë, duhet të ndjekin të njëjtat rregulla”, theksoi Bajdeni.
Ndërsa Blinkeni bashkëbisedonte në konferencë me ministrat e jashtëm të NATO-s, po atë ditë u takuan ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Kinës, Sergej Lavrov dhe Vang Ji. Ata, në Guiling, paraqitën vizionet e tyre në lidhje me dinamikën e re ndërkombëtare, me Pekinin si fuqi për mbrojtjen e rendit botëror. “Duhet të veprojmë si garantë të drejtësisë në çështjet ndërkombëtare”, tha Vang Ji, duke shtuar se “Kina është e gatshme për të promovuar sistemin ndërkombëtar që është vendosur në OKB, të mbrojë rendin ndërkombëtar të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të mbështesë vlerat ndërkombëtare siç janë paqja, zhvillimi, drejtësia dhe liria”. Lavrovi shtoi se Rusia dhe BE nuk bisedojmë më. “Nuk ekzistojnë raportet me BE-në si organizatë”, tha Lavrovi, duke shtuar se “e tërë infrastruktura e këtyre raporteve është asgjësuar për shkak të vendimeve të njëanshme që ka ndërmarrë Brukseli”. Ai kërcënoi me ndërprerje të kontakteve diplomatike me ata shtete që fyejnë Rusinë. “Nëse dëshironi paqen, përgatituni për luftë”, paralajmëroi ministri rus i punëve të jashtme.
Ky takim, që ngjet me formimin e një aleance ruso-kineze, ishte rrjedhimi logjik pas atyre hapave të parë që bëri administrata e Bajdenit. Kompatibiliteti ekonomik dhe komplementariteti ushtarak mund të shpien në formimin e një aleance mes këtyre dy shteteve, gjë që SHBA-të nuk e dëshirojnë kurrsesi. Për hir të së vërtetës, jo çdo gjë do të shkonte vaj në këtë rast me raportet mes Kinës dhe Rusisë. Rusia do të ishte ekonomikisht inferiore ndërkohë që edhe dallimet ideologjike janë të rëndësishme.
Megjithatë, këto lëvizje sulmuese të Bajdenit në fillim të mandatit ndoshta edhe nuk kanë shumë rëndësi, sepse ekzistojnë shumë gjëra të cilat, lidhjet mes këtyre tri fuqive, i bëjnë të pandashme. SHBA-të janë blerësi më i madh të cilin Kina kurrsesi nuk guxon ta humbasë. Rusia dhe SHBA-të kanë shumë pyetje dhe përgjigje të përbashkëta në lidhje me sigurinë. Në thelb e gjithë kjo mund të interpretohet si forcim të pozicioneve në bisedime. Vëllimi i ndërveprimit ekonomik mes SHBA-ve dhe Kinës gjithsesi nuk e zvogëlon ballafaqimin e tyre gjeopolitik. Gjendja e konfliktit të kontrolluar, do të thoja unë, është gjendja e natyrshme mes këtyre superfuqive. Bota gjithsesi ka ndryshuar dhe gjithmonë ndryshon.
Pyetja më e rëndësishme që shtrohet tani është nëse kjo botë do të thotë dominim i një këndvështrimi, një idelologjie apo një sistemi apo bëhet fjalë për një botë laramane ku lulëzojnë qindra lule?
Kryetari amerikan i Këshillit për marrëdhënie me jashtë Riçard Has dhe eksperti i këtij Këshilli, Çarls Kapçan mendojnë se shekulli i 21-të është pikërisht ky i dyti. “Madje edhe nëse demokracitë Perëndimore e tejkalojnë polarizimin, shtyjnë mënjanë neoliberlizmin dhe fillojnë një rigjallërim ekonomik, ato nuk janë në gjendje ta ndalojnë ardhjen e një bote njëkohësisht multipolare dhe ideologjikisht laramane”, pohojnë ata.
Puna është, ndërkohë, nëse SHBA-të janë të gatshme për një botë të tillë?
Një grup ekspertësh kryesorë amerikanë për politikën e jashtme duke filluar nga fundi i Luftës së Ftohtë dëshirojnë që SHBA-të të tërhiqen nga detyrimet ndërkombëtare si një garant i rendit global liberal, sepse një rol i tillë, përveçse është i kushtueshëm, ka treguar shpesh se është jo frytdhënës. Për këtë mund të dëshmojnë pothuajse të gjitha luftërat që ka bërë Amerika në 30 vitet e fundit dhe të cilat që të gjitha janë shmangur nga qëllimi. Serbia, Afganistani, Iraku, Libia... më tej emërtojini vetë.
Bota e ndarë ose e grupuar sipas aleancave në mënyrë të paevitueshme shtron problemin e ekuilibrit. Historia tregon qartë se periudha të tilla ndryshimesh të vrullshme sjellin edhe rreziqe të mëdha. Konkurimi i fuqive të mëdha rreth hierarkisë dhe ideologjisë shpien rregullisht në luftëra të mëdha. “Në mënyrë që të evitohet një ecuri e tillë duhet pranuar në mënyrë të ftohtë se rendi liberal i udhëhequr nga Perëndimi, i tillë si është shfaqur pas Luftës së Dytë Botërore, nuk mund të shpjerë në stabilitet global në shekullin e 21-të”, pohojnë Hasi dhe Kapçani.
Duke kujtuar eksperiencën europiane të koncertit të fuqive të mëdha që lindi pas Kongresit të Vjenës së vitit 1815 dhe i cili, për 100 vitet në vazhdim, luajti me sukses rolin e garantit të paqes kontinentale dhe stabilitetit europian, ata propozojnë krijimin e koncertit global të fuqive të mëdha të shekullit të 21-të. Ky koncert mund të kishte gjashtë antarë: Kinën, BE-në, Indinë, Japoninë, Rusinë dhe SHBA-të.
Demokracitë dhe jodemokracitë mund të kishin pozitë të njëjtë, ndërsa përfshirja e antarëve të rinj do të bazohej në fuqinë dhe ndikimin e tyre dhe jo në tipin e regjimit. Antarët do të përfaqësonin 70 përqind të prodhimit global shoqëror dhe konsumit ushtarak. Koncerti do të mund të garantojë status quo-në territoriale dhe këndvështrimin për sovranitetin që përjashton, vetëm në raste të konsensusit ndërkombëtar, përdorimin e fuqisë ushtarake ose të mjeteve të tjera të imponimit për ndryshimin e kufijve ekzitues ose shembjen e regjimeve.
Një bazë e tillë relativisht konservatore do të duhej të ndihmonte pjesëmarrjen e të gjithë antarëve dhe në mënyrë të veçantë të atyre që kanë një qëndrim të ngurtë ndaj sovranitetit, si puna e Kinës dhe Rusisë. Njëkohësisht, koncepti mund të ofronte një vend ideal për diskutimet mbi ndikimin e globalizimit te sovraniteti dhe nevojës potenciale për t’ia shkurtuar sovranitetin kombeve që merren me disa lloje aksionesh, siç janë genocidi, fshehja ose sponsorizimi i terroristëve apo përkeqësimi serioz i ndryshimeve klimatike.
Një mesazh krejtësisht të ndryshëm mbart studimi i paradokohëshëm i Këshillit Atlantik, i cili që nga titulli, “Telegram akoma më i gjatë”, dëshiron të asociojë me “Telegramin e gjatë” të Xhorxh Kenanit, në të cilin përcaktohen raportet amerikane me BRSS-në, tani në raportin me Kinën. Në këtë studim mbrohet ideja se SHBA-të nuk duhet ta ndajnë me askënd përparësinë botërore e në këtë kuadër as me “Kinën gjithnjë e më autoritare dhe më agresive të Si Xhinpingut”. Saktësohet se strategjia e ardhshme amerikane duhet të jetë “e fokusuar si me lazer në linjën e ndarjes mes Si Xhinpingut dhe rrethit të tij të ngushtë”, për të realizuar “ndryshimin e synimeve dhe të sjelljes së tyre dhe me këtë edhe kursin strategjik”, sepse, “elitat në Partinë Komuniste të Kinës janë shumë më tepër të përçara sesa është perceptimi”. Në fund, qëllimi më i rëndësishëm i strategjisë amerikane duhet të jetë “detyrimi i elitave udhëheqëse kineze për të konkluduar se është në interesin më të mirë të Kinës që të veprojë në kuadrin e një rendi ndërkombëtar liberal të udhëhequr nga SHBA-të dhe jo të ndërtojë një rend të sajin rival”, për të mos u përpjekur të “përhapë dhe eksportojë modelin e saj politik jashtë kufinjve kinezë”, dhe se ky “interesi më i mirë” është në harmoni “me idetë e PKK-së”.
Ndërmjet këtyre dy koncepteve gjendet e panjohura me të cilën po përballet sot mbarë bota.
Nëse gjykohet sipas asaj se cila është përgjigja ndaj pandemisë që është vërtetë globale dhe që po preokupon njerëzimin prej më shumë se një viti, atëherë shanset janë se nuk ka miratim për asnjërin prej këtyre dy koncepteve të mësipërme.
Siç duken punët tani, kjo do të jetë një botë pa rregulla dhe pa askënd që ta drejtojë.
Përktheu për Politiko: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38