Flash News

Bota

Një i vdekur dhe 20 të plagosur nga moti i keq në SHBA

Një i vdekur dhe 20 të plagosur nga moti i keq në SHBA

Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar nga tornado që goditi Misisipin këtë të enjte.

Mediat vendase raportojnë se Tornado goditi komunitetin Lewin, rreth 110 kilometra në lindje të Jackson.

Moti i keq ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje të energjisë në Oklahoma, Teksas, Luiziana, Misisipi dhe Arkansas.

Vala e fundit e të nxehtit ka kontribuar në tornadot e rrezikshme në jug të SHBA. Të enjten katër persona u vranë nga tornadot që goditën Teksasin dhe Florida.

Të fundit