Flash News

Bota

Një ilaç eksperimental kundër Covid-19 përgjysmon vdekjet dhe shtrimet në spital  

Një ilaç eksperimental kundër Covid-19 përgjysmon vdekjet

Prodhuesi i ilaçeve Merck ka thënë se pilula e saj eksperimentale për njerëzit e sëmurë me COVID-19 ka zvogëluar shtrimet në spital dhe vdekjet.

Kompania tha se së shpejti do të kërkojë nga zyrtarët shëndetësorë në SHBA dhe në mbarë botën që të autorizojnë përdorimin e pilulës. Një vendim nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave mund të vijë brenda disa javësh pas kësaj, dhe ilaçi, nëse miratohet, mund të shpërndahet shpejt pwr pacientwt.

Nëse miratohet, ilaçi i firmës Merck do të ishte pilula e parë që do të përdorej për të trajtuar COVID-19, një hap potencialisht i madh në përpjekjet për të luftuar pandeminë. Të gjitha terapitë për COVID-19 të autorizuara tani në Shtetet e Bashkuara kërkojnë një injeksion intravenoz.

  

Të fundit