Flash News

Bota

Një makinë përplas portën e zyrës së Merkel, dy mesazhe për kancelaren

Një makinë përplas portën e zyrës së Merkel, dy

Një makinë u përplas në portat e zyrës së Angela Merkel në Berlin sot, disa orë para se kancelarja gjermane të diskutonte për zgjatjen e bllokimit të koronavirusit.

Makina tip " Volkswagen" kishte të shkruar mbi të "Ndaloni politikat e globalizimit" dhe “Ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve”, shkruan Mail One.

Nuk pati raportime për viktima dhe përplasja dukej se kishte shkaktuar pak dëme, por dhjetëra policë dhe një makinë zjarrfikëse ishin në vendin e ngjarjes dhe makina u dëbua përfundimisht.

Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Hartmut Paeth tha se policia ishte në vendngjarje duke hetuar incidentin, por nuk kishte detaje rreth plagosjeve ose arrestimeve.

Merkel ishte planifikuar të priste një takim me 16 guvernatorët e shteteve të Gjermanisë sot dhe pritej të zgjaste masat e bllokimit deri në dhjetor.

Masat e bllokimit kanë ngritur protesta në Berlin që kanë nxitur një shumëllojshmëri teoricientësh konspiracioni, ekstremistë të djathtë dhe aktivistë të ekstremit të majtë.

Ndërsa shkalla e vdekjes së Gjermanisë është më e ulët se në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, infeksionet kanë rezultuar të larta edhe pasi vendet e tjera po shohin një rënie të rasteve të reja.

 

Një makinë përplas portën e zyrës së Merkel, dy

Një makinë përplas portën e zyrës së Merkel, dy

Një makinë përplas portën e zyrës së Merkel, dy

Të fundit