Flash News

Bota

Njeriu i Vitit i revistës “Time”

Njeriu i Vitit i revistës “Time”

Pas një rilindjeje politike që Time e cilësoi "të pashembullt në historinë amerikane", Presidenti i zgjedhur Donald Trump është emëruar “Njeriu i vitit 2024” nga revista.

Trump u zgjodh nga një listë fillestare prej 10 figurash të shquara që u reduktuan në pesë më 11 dhjetor.

Kjo është hera e dytë që Trump zgjidhet nga Time si Njeriu i Vitit, pasi edhe në vitin 2016 u shpall pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale. Paraqitja e tij e parë në kopertinën e Time ishte në vitin 1989.

"Ky është një individ që bëri një rikthim historik, i cili riformësoi presidencën amerikane dhe që po riorganizon politikën amerikane. Është e vështirë të debatohet me faktin se personi që po zhvendoset në Zyrën Ovale nuk është personi më me ndikim në lajme," tha kryeredaktori i Time Sam Jacobs për Today.

Publikimi ka shpallur personin e vitit çdo vit që nga 1927, nga liderët historikë botërorë deri te figurat kulturore. Në vitin 2023, Taylor Sëift u bë Njeriu i parë i vitit që u njoh për suksesin e saj në art.

Të gjithë, përveç tre presidentëve të SHBA-së, e kanë fituar këtë ‘medalje’ të paktën një herë që nga fillesat. Presidenti Barack Obama u emërua “Njeriu i vitit” dy herë, në 2008 dhe 2012. I vetmi që u shpall tri herë si Njeriu i Vitit në Time është Presidenti Franklin D. Roosevelt, në 1932, 1934 dhe 1941.

Të fundit