Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Njësoj si të ruajë dhelpra kotecin e pulave”, VOA: Siguria e Kabulit në duart e Hakanit të talebanëve
Talibanët ia kanë lënë në dorë sigurinë e kryeqytetit afgan, Kabul, anëtarëve të lartë të Rrjetit Hakani, i cili ka lidhje të ngushta me grupet e huaja xhihadiste, përfshirë edhe me al-Kaidën.
Zyrtarët e agjencive perëndimore të zbulimit thonë se ky fakt është alarmues dhe bie ndesh me zotimet e talibanëve për të ndjekur një rrugë më të moderuar se sa kur sunduan vendin nga 1996-2001.
Kjo situatë gjithashtu lë të hapur mundësinë që al-Kaida të mirëpritet në Afganistan, gjë që është në kundërshtim me premtimet e bëra nga udhëheqësit talibanë gjatë bisedimeve diplomatike në Katar me zyrtarët amerikanë vitin e kaluar, për të mos lejuar që vendi të kthehet përsëri në një strehë të sigurt për xhihadistët e huaj.
Të enjten, Abdullah Abdullah, kryetar i Këshillit të Pajtimit Kombëtar të Afganistanit, një grup me figura të shquara dhe kryepleq fisnorë të përfshirë në bisedimet e Katarit, u takua me Khalil al-Rahman Haqqani dhe shoqëruesit e tij në Kabul. Zoti Abdullah më pas tha publikisht se Khalil al-Rahman Haqqani do të mbikëqyrte sigurinë në kryeqytetin afgan dhe se kishte dhënë garanci se ai "do të punonte shumë për të garantuar sigurinë e duhur për qytetarët e Kabulit".
Departamenti Amerikan i Thesarit e ka identifikuar Khalil al-Rahman Haqqanin si terrorist global në shkurt 2011, duke ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacion që çonte në kapjen e tij. Emri i tij është gjithashtu në listën terroriste të Kombeve të Bashkuara.
Takimi midis zotit Abdullah dhe Khalil al-Rahman Haqqanit u zhvillua disa orë para se talibanët të shpallnin formimin e një Emirati Islamik të Afganistanit.
"Fakti që Khalil al-Rahman Haqqani është në krye të sigurisë në Kabul është tronditës," tha një zyrtar i zbulimit britanik për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti. "Rrjeti Hakani dhe al-Kaida kanë një histori të gjatë së bashku; mund të argumentohet se at janë të ndërthurur bashkë dhe nuk ka shumë gjasa që t’i ndërpresin lidhjet".
Diplomati i lartë britanik në pension Ivor Roberts i tha Zërit të Amerikës se të vësh anëtarët e rrjetit Hakani për të mbikëqyrur sigurinë e Kabulit është si të vësh “dhelprën të ruajë kotecin e pulave".
Zoti Roberts, këshilltar i lartë në Projektin Kundër Ekstremizmit, një rrjet jofitimprurës që studion grupet ekstremiste, tha se ishte i befasuar nga ky veprim. "Mendova se, nga pikëpamja imazhit, talibanët do të tregoheshin pak më të zgjuar. Por, ata po prezantohen me elementët më të këqij të koalicionit të tyre, gjë që dërgon një sinjal të tmerrshëm për gratë, vajzat dhe shoqërinë civile. Mendoj se rrit mundësinë që Afganistani të bëhet përsëri inkubator për terrorizmin ndërkombëtar".
Ai shton, "Unë nuk mendoj se ata do t’i ndërpresin ndonjëherë lidhjet me al-Kaidën. Ata janë të ndërlidhur ngushtë dhe ashtu kanë qenë gjithmonë”.
Në një marrëveshje që administrata e Presidentit amerikan Donald Trump arriti me talibanët në shkurt 2020, udhëheqësit e këtij grupi ranë dakord të "mos lejojnë asnjë nga anëtarët e tij, apo individë ose grupe të tjera, përfshirë al-Kaidën, të përdorin tokën e Afganistanit për të kërcënuar sigurinë e Shtetet e Bashkuara dhe aleatëve të tyre".
Osama bin Laden, themeluesi i al-Kaidës, drejtoi nga baza e tij në Afganistan sulmet terroriste të shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington, të cilat ishin shkaku për ndërhyrjen ushtarake 20 vjet më parë, të udhëhequr nga SHBA në këtë vend të Azisë Qendrore.
Të hënën, në fjalimin drejtuar vendit, Presidenti Biden tha se SHBA e kishin përmbushur synimin e ndërhyrjes në Afganistan: kundërpërgjigje ndaj atyre që sulmuan Amerikën më 11 shtator 2001 si dhe për të garantuar që al-Kaida nuk do ta përdorte më Afganistanin si bazë për sulme të tjera ndaj SHBA.
Rrjeti Hakani konsiderohet degëzim i dalë nga grupi i talibanëve, por vepron me autonomi më të madhe se fraksionet e tjera. Që nga themelimi i tij në vitet 1980 si forcë anti-sovjetike, ky rrjet është integruar më shumë me talibanët, thonë ekspertët e anti-terrorizmit.
Udhëheqësi i rrjetit, Sirajuddin Haqqani, është njëkohësisht një nga drejtuesit më të lartë të talibanëve dhe është nipi i Khalil al-Rahman Haqqanit, i cili aktualisht ka marrë detyrën e sigurisë në kryeqytetin afgan.
Rrjeti Hakani është akuzuar, ose ka marrë përgjegjësi në të kaluarën për disa nga sulmet më të përgjakshme në Afganistan, përfshirë sulmin në 2008 në hotelin luksoz Serena, sulmin në 2012 nga një grup militantësh që hodhën veten në erë në bazën amerikane në Khost, si dhe shpërthimin në 2017 pranë ambasadës gjermane në Kabul që la 96 të vdekur.
Gjatë kryengritjes kundër sovjetikëve në vitet 1980, grupi Hakani ishte ndër të parët që mirëpriti ardhjen e luftëtarëve të huaj myslimanë, ndër to Osama bin Ladenin, themelues i al-Kaidës. Dy grupet krijuan lidhje mes tyre, sipas analistëve Don Rassler dhe Vahid Brown.
Sipas ekspertit Peter Bergen, rrjeti Hakani dhe al-Kaida drejtonin së bashku kampe stërvitorre në provincën Vaziristani Verior në Pakistan, pas ndërhyrjes amerikane në Afganistan. Po ashtu rrjeti Hakani ndihmoi bin Ladenin të arratisej në Pakistan kur po i afroheshin forcat amerikane në 2001.
Zyrtarët talibanë këmbëngulin se nuk ekzistojnë më lidhje me al-Kaidën, megjithëse pohojnë se ekzistojnë disa simpati të vjetra.
I pyetur të dielën mbi rrezikun e rikthimit të al-Kaidës në Afganistan, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se është në interesin vetjak të Afganistanit të mos strehojë grupe terroriste që i bëjnë keq Perëndimit.
“E dinë ç’u ndodhi herën e fundit që strehuan terroristë që sulmuan Amerikën,” tha zoti Blinken në intervistë me kanalin NBC./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38