Flash News

Bota

Njoftoi dërgimin e trupave në Ukrainë, Trump e quan 'gjeniale' lëvizjen e Putin

Njoftoi dërgimin e trupave në Ukrainë, Trump e quan

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka quajtur "gjeniale" urdhrat e Vladimir Putin për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Duke folur në një emision radiofonik të krahut të djathtë, Trump u pyet për përgjigjen e Presidentit Biden ndaj dërgimit të forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë.

“Ky është gjenialitet”, tha Trump.

“Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: "Është e pavarur", një pjesë e madhe e Ukrainës.

"Unë thashë, "Sa e zgjuar është kjo?" Dhe ai do të hyjë dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes ... Ne mund ta përdorim atë në kufirin tonë jugor".

Ish-presidenti republikan vazhdoi të lavdërojë Putinin më vonë, duke përçmuar pasardhësin e tij.

“Duhet të thuash se është shumë i zgjuar. Dhe e dini cila ishte përgjigja nga Biden? Nuk pati asnjë përgjigje.”

Të fundit