Flash News

Bota

Nobelistët rusë dhe ukrainas të Paqes kritikojnë luftën e Putinit

Nobelistët rusë dhe ukrainas të Paqes kritikojnë luftën

Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Oslo, fituesit e Çmimit Nobel të Paqes të këtij viti kritikuan luftën e Rusisë në Ukrainë.

Aktivisti bjellorus i burgosur Ales Bialiatski, organizata ruse Memorial dhe Qendra Ukrainase për Liritë Civile u shpallën si fitues në tetor dhe u njohën për punën e tyre në dokumentimin e krimeve të luftës, abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe abuzimit me pushtetin.

Natallia Pinchuk, gruaja e Bialiatskit, e cila mori pjesë në ceremoni në emër të bashkëshortit të saj të burgosur, foli për Al Jazeera mbi agresionin rus në Ukrainë.

“Ales dhe ne të gjithë e kuptojmë se sa e rëndësishme dhe e rrezikshme është përmbushja e misionit të mbrojtësve të të drejtave civile – veçanërisht në kohën tragjike të agresionit rus kundër Ukrainës”, tha Pinchuk.

Ajo vazhdoi duke thënë se burri i saj është vetëm një nga mijëra bjellorusët e burgosur padrejtësisht për veprimet dhe besimet e tyre qytetare.

"Qindra mijëra janë detyruar të largohen nga vendi vetëm për arsyen se ata donin të jetonin në një shtet demokratik," tha Pinchuk.

Oleksandra Matviichuk e Qendrës për Liritë Civile të Ukrainës hodhi poshtë thirrjet për një kompromis politik që do t'i lejonte Rusisë të mbante disa nga territoret ukrainase të aneksuara ilegalisht, duke thënë se lufta për paqe nuk do të thotë t'i nënshtrohesh presionit të agresorit, por do të thotë të mbrosh njerëzit nga ai mizori.

"Paqja nuk mund të arrihet nga një vend i sulmuar duke ulur armët," tha ajo, me zërin e saj që dridhej nga emocioni. "Kjo nuk do të ishte paqe, por pushtim."

Të fundit