Flash News

Bota

“Nuk është koha për të përçarë, por për të bashkuar vendin”, Joe Biden mban fjalimin e fitores

“Nuk është koha për të përçarë, por

Gjatë fjalimit të tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha se “nuk është koha për të përçarë, por për të bashkuar vendin”.

"Le t'i japim njëri-tjetrit një shans," tha ai nga vendlindja e tij Delaware ku mbajti fjalimin e fitores dhe ku iu drejtua edhe atyre që nuk votuan për të.

Biden mundi presidentin e tanishëm Donald Trump pas një numërimi të votave që kanë filluar që ditën e martë.

Ndërkohë Trump ende nuk ka bërë asnjë deklaratë publike që kur iu njoftua humbja e tij ndërsa po luante golf.

Rezultati e bën Donald Trump presidentin e parë që mabn vetëm një mandat që nga vitet 1990. Fushata e tij ka ngritur një sërë procesesh gjyqësore në shtete të ndryshme por zyrtarët e zgjedhjeve thonë se nuk ka asnjë provë që votimi ishte manipuluar kundër tij, siç ka pretenduar ai.

Festime spontane shpërthyen në qytetet kryesore pasi organet e medias njoftuan fitoren e Biden të shtunën. Mbështetësit e zhgënjyer të Trump demonstruan në disa qytete por nuk pati raportime për incidente.

“Ne duhet të heqim dorë nga trajtimi i kundërshtarëve tanë si armiq. Unë zotohem të jem një president që kërkon të mos ndajë, por të bashkojë; i cili nuk sheh shtetet e kuqe dhe shtetet blu, sheh vetëm Shtetet e Bashkuara", tha Biden gjatë fjalimit të tij.

 Biden, i cili ka fituar më shumë se 74 milion vota deri më tani, më shumë e cdo kandidat tjetër presidencial në SH.B.A., përshëndeti mbështetësit e tij dhe falënderoi votuesit afro-amerikanë në veçanti.

Ai gjithashtu iu drejtua mbështetësve të Trump drejtpërdrejt. "Është koha për të hequr retorikën e ashpër, për të ulur temperaturën, për të parë përsëri njëri-tjetrin, për të dëgjuar përsëri njëri-tjetrin. Për të bërë përparim, ne duhet të ndalojmë t'i trajtojmë kundërshtarët tanë si armiq”, tha Biden, pa përmendur rivalin e tij në zgjedhje.

Presidenti i zgjedhur, i cili mbërriti në skenë me një maskë në fytyrë, njoftoi se do të formonte komitetin e tij të përgjigjes ndaj koronavirusit për të siguruar që është i gatshëm të zbatojë vendimet nga dita e inaugurimit të tij në janar, sepse "kjo është mënyra e vetme që ne të mund të kthehemi në jetë".

Biden u prezantua nga partnerja në detyrë, Kamala Harris, e cili do të bëhet nënkryetarja e parë grua në historinë e vendit.

Ajo do të jetë gjithashtu nënkryetarja e parë me ngjyrë dhe e para aziatiko-amerikane kur të marrë detyrën, pas një viti protesta në të gjithë vendin për çështjen e padrejtësisë racore.

Zonja Harris i dha nderime nënës së saj të ndjerë, një emigrante indiane në SH.B.A., dhe brezave të tjerë të grave të zeza, aziatike, të bardha, latine dhe vendase që "hapën rrugën për këtë moment sonte".

"Ndërsa unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, po nuk do të jem e fundit," tha Harris.

Ajo shtoi: "Ju zgjodhët shpresën dhe unitetin, mirësjelljen, shkencën dhe po, të vërtetën, zgjodhët Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Rruga përpara nuk do të jetë e lehtë, por Amerika është gati, dhe po kështu edhe unë dhe Joe".

Të fundit