Flash News

Bota

Nuk mjafton Covid-19, Italia goditet edhe nga tërmeti

Nuk mjafton Covid-19, Italia goditet edhe nga tërmeti
Foto ilustruese


Veriu i Italisë është tronditur nga një tërmet pasditen e sotme.

Sipas Institutit Kombëtare të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, lëkundja e parë ka qenë me magnitude 3,9 ballë ndërsa i dyti 4.3, raportojnë mediat italiane.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km larg Milanos, ndërsa nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz.

Tërmeti ka shkaktuar panik te qytetarët, të cilët po përballen edhe me pandeminë Covid-19, e cila ka shkaktuar një bilanc të rëndë në shtetin fqinjë.

Të fundit