Flash News

Bota

Nxiti trazira, dënohet me 4 vite burg ish-liderja e Mianmarit

Nxiti trazira, dënohet me 4 vite burg ish-liderja e Mianmarit

Një gjykatë në Mianmar dënoi të hënën ish-kreun e qeverisë civile Aung San Suu Kyi me katër vjet burg për nxitje të trazirave publike dhe shkelje të rregullave shëndetësore në lidhje me COVID-19.

Sipas Euronews, një vit më parë partia e saj Lidhja Kombëtare për Demokraci fitoi me vota dërrmuese zgjedhore që do ta kishte rikthyer atë dhe partinë e saj në detyrë për një mandat të dytë pesëvjeçar radhazi pas dekadash sundimi të dominuar nga ushtria.

Ushtria rimori pushtetin më 1 shkurt, duke arrestuar Suu Kyin dhe shumë të tjerë dhe duke e zhytur Mianmarin në trazira pas një periudhe të shkurtër stabiliteti dhe premtimesh për më shumë demokraci.

Karriera e Suu Kyi-t ka shënuar ulje ngritje, nga piku më i lartë fitimi i çmimit Nobel për Paqe, deri te rënia më e thellë, duke kaluar 15 vjet në arrest shtëpiak nën një qeveri të mëparshme ushtarake.

Të fundit