Flash News

Bota

OBSH kërkon 10 milionë vaksina anti-Covid për vendet e varfëra

OBSH kërkon 10 milionë vaksina anti-Covid për vendet e
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve dhe kompanive në të gjithë botën që të shpërndajnë urgjentisht 10 milionë vaksina për vendet e varfëra.

"Në fillim të vitit, unë lëshova një thirrje për vendet, që të punojnë së bashku për të siguruar që të gjitha vendet të fillojnë vaksinimet brenda 100 ditëve të para të vitit," u tha gazetarëve drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tani, kanë mbetur 15 ditë për të siguruar që 36 vendet që ende nuk kanë administruar një dozë të vetme do të jenë në gjendje të fillojnë të imunizojnë të paktën pjesën më të rrezikuar të popullsisë, shtoi ai.

Nga këto shtete, 16 janë planifikuar të marrin vaksina brenda dy javëve të ardhshme, por 20 vendeve nuk u është caktuar ende asnjë vaksinë.

Burimi: AL Jazeera

Të fundit