Flash News

Bota

OBSH kërkon që të mos injektohet doza e tretë deri në fund të vitit

OBSH kërkon që të mos injektohet doza e tretë deri në

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) u bëri thirrje vendeve të pasura me furnizime të mëdha të vaksinave të koronavirusit që të mos ofrojnë një dozë përforcuese deri në fund të vitit, kërkesë e mëparshme që kryesisht është injoruar.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjithashtu se ishte "i tmerruar" nga komentet e një shoqate kryesore të prodhuesve farmaceutikë një ditë më parë, të cilët thanë se furnizimet e vaksinave janë mjaft të larta për të lejuar si injeksione përforcuese ashtu edhe vaksinime në vendet në nevojë urgjente për doza anti-Covid.

"Unë nuk do të hesht kur kompanitë dhe vendet që kontrollojnë furnizimin global të vaksinave mendojnë se të varfërit në botë duhet të jenë të kënaqur me mbetjet", tha ai, duke shtuar se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta "nuk ishin përparësia e dytë ose e tretë ”.

Tedros Adhanom Ghebreyesus shtoi se dhënia e dozës së tretë duhet të shtyhet derisa çdo shtet të vaksinojë të paktën 40 % të popullsisë së tij, raportojnë mediat e huaja.

Të fundit