Flash News

Bota

OBSH lëshon një përkufizim zyrtar për pasojat afatgjata të Covid-19

OBSH lëshon një përkufizim zyrtar për pasojat afatgjata

Organizata Botërore e Shëndetit dha një përkufizim për atë që e quan "gjendja pas Covid", duke theksuar se zakonisht ndodh tre muaj nga momenti i infekstimit dhe zgjat të paktën dy muaj dhe "nuk mund të shpjegohet me një diagnozë alternative".

"Simptomat e zakonshme përfshijnë lodhje, gulçim por edhe të tjera që ndikojnë në funksionimin e shëndetin. Dhe pastaj simptomat gjithashtu mund të luhaten ose të rishfaqen me kalimin e kohës", shpjegoi Dr Janet Diaz, Shef i Menaxhimit Klinik, Organizata Botërore e Shëndetit.

Ajo shtoi se përkufizimi klinik është "një hap i rëndësishëm përpara për të standardizuar njohjen e pacientëve që jetojnë me gjendjen pas Covid".

OBSH theksoi se përkufizimi mund të ndryshojë ndërsa dalin prova të reja "dhe të kuptuarit tonë për pasojat e COVID-19 vazhdon të evoluojë."

Në shtator, kishte më shumë se një milion njerëz që jetonin në Mbretërinë e Bashkuar të cilët raportuan se vuanin nga Covid i gjatë. Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se një në tre persona do të vuajnë nga simptomat post-covid për tre deri në gjashtë muaj.

Burimi: Euronews

Të fundit