Flash News

Bota

OBSH: Masat kundër Deltës, themeli për të luftuar variantin Omicron

OBSH: Masat kundër Deltës, themeli për të luftuar variantin

Masat e përdorura për të parandaluar variantin Delta duhet të mbeten themeli për të luftuar pandeminë edhe përballë mutacionit Omicron, thanë sot zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, raportojnë mediat e huaja.

Megjithatë, shumë gjëra mbeten të paqarta për omicron, duke përfshirë nëse është më ngjitës, siç dyshojnë disa autoritete shëndetësore, nëse i sëmur njerëzit më rëndë ose nëse vaksinat nuk janë të efektshme përballë tij.

“Kontrolli kufitar mund të vonojë hyrjen e virusit dhe të blejë kohë. Por çdo vend dhe çdo komunitet duhet të përgatitet për rritje të reja të rasteve", u tha gazetarëve Dr. Takeshi Kasai, drejtori rajonal i OBSH-së për Paqësorin Perëndimor.

OBSH është shprehur më parë kundër mbylljes së kufijve, duke vënë në dukje se ato shpesh kanë efekt të kufizuar. Zyrtarët në Afrikën jugore, ku u identifikua për herë të parë varianti Omicron, kanë dënuar kufizimet e vendosura.

 

 

Të fundit