Flash News

Bota

OBSH: Në tri javët e fundit vdekjet nga Covid janë reduktuar me 20%

OBSH: Në tri javët e fundit vdekjet nga Covid janë reduktuar me

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vdekjet globale nga ndërlikimet e lidhura me koronavirusin kanë rënë me 20% në javën e fundit, me rastet që ranë për të gjashtën javë radhazi në të gjithë botën. Vdekjet kanë rënë për tre javë rresht, shkruan The Guardian.

Në një deklaratë, OBSH tha se numri i rasteve të reja globale të raportuara vazhdon të bjerë për të gjashtën javë radhazi, me 2.4 milion raste të reja javën e kaluar, një rënie prej 11% krahasuar me javën e mëparshme.

Numri i vdekjeve të reja gjithashtu ka rënë në tri javët e fundit, me gati 66 000 vdekje të raportuara javën e kaluar, një rënie prej 20% krahasuar me javën e mëparshme. Kjo i çon shifrat e përgjithshme globale në 110.7 milion raste dhe mbi 2.4 milion vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Të fundit