Flash News

Bota

Sulmohet me armë konsullata suedeze në Turqi, plagoset punonjësja

Sulmohet me armë konsullata suedeze në Turqi, plagoset punonjësja

Një sulm me armë ka tronditur sot Turqinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në konsullatën e Suedisë dhe Norvegjisë në Izmir dhe sipas autoriteteve një punonjëse është plagosur rëndë.

Sipas mediave turke, autori, i cili ka shkuar atje për procedurat e vizave, ka qëlluar me armë kur nuk ka marrë përgjigjen që donte. Një punonjëse e konsullatës ka mbetur e plagosur pas incidentit, ndërsa u dërgua në spital dhe trajtimi i saj po vazhdon në reanimacion.

Ky sulm vjen 24 orë pasi dy persona dogjën Kuranin gjatë një mitingu përpara ndërtesës së Parlamentit në Stokholm.

 

 

 

Të fundit