Flash News

Bota

Sulmohet shtëpia e Nancy Pelosit, plagoset bashkëshorti

Sulmohet shtëpia e Nancy Pelosit, plagoset bashkëshorti

Shtëpia e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, është sulmuar paraditen e sotme.

The Guardian raporton se si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur bashkëshorti i Pelosit, Paul Pelosi, i cili është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Zyra e Pelosit tha se ai u sulmua dhunshëm nga një personi që hyri në shtëpinë e Pelosit për të grabitur. “Sulmuesi është në paraburgim dhe motivimi i sulmit është nën hetim”, tha zyra e kongresmenes.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Pelosit, Drew Hammill, tha se burri i saj, po merrte trajtim mjekësor dhe pritet të shërohet plotësisht. Hammill tha se Nancy Pelosi nuk ishte në San Francisko në kohën e sulmit.

Të fundit