Flash News

Bota

Sulmohet me dron baza amerikane në Siri

Sulmohet me dron baza amerikane në Siri

Një sulm me dronë goditi një kompleks të drejtuar nga trupat amerikane dhe luftëtarët e opozitës siriane të mbështetur nga SHBA-ja në Sirinë lindore të hënën.

Ushtria tha se sulmi ndodhi në afërsi të bazës al-Tanf afër vendit ku takohen kufijtë e Sirisë, Jordanisë dhe Irakut. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe nuk ka pasur viktima, raportojnë mediat e huaja.

Trupat amerikane dhe të koalicionit janë të vendosura në al-Tanf për të trajnuar forcat siriane në patrulla për të luftuar militantët e grupit Shteti Islamik. Baza ndodhet gjithashtu në një rrugë që shërben si një lidhje jetike për forcat e mbështetura nga Irani, që shtrihet nga Teherani deri në Liban.

Deklarata ushtarake tha se trupat e koalicionit në koordinim me luftëtarët e opozitës - të njohur si Maghaweir al-Thowra - iu përgjigjën një sulmi nga sisteme të shumta ajrore pa pilot në afërsi të Garnizonit al-Tanf.

Sulmi ndodhi disa orë pasi sulmet ajrore izraelite në Sirinë perëndimore dhe qendrore vranë tre ushtarë, plagosën tre të tjerë dhe shkaktuan dëme materiale.

 

Të fundit