All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Sulmohet me dron shtëpia e kryeministrit izraelit, Netanyahu

All - Paragraf - 1

Sulmohet me dron shtëpia e kryeministrit izraelit, Netanyahu

Një dron sulmoi shtëpinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin verior izraelit të Cezaresë të shtunën, tha zëdhënësi i tij, duke shtuar se kryeministri nuk ishte në afërsi dhe nuk kishte viktima, raporton Reuters
Më herët, ushtria izraelite tha se një dron ishte nisur nga Libani dhe se kishte goditur një ndërtesë. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë ishte ndërtesa. Dy dronë të tjerë që kaluan në territorin izraelit u kapën, tha ushtria.

All - Paragraf - 3

Nuk raportohet për viktima, sipas shërbimit izraelit të ambulancës dhe policia tha se shpërthime ishin dëgjuar në Cezare, qytet bregdetar ku Netanyahu ka një shtëpi pushimi.
Sulmi me dron nuk u mor përsipër menjëherë nga grupi libanez i mbështetur nga Irani Hezbollah, i cili ka krye shkëmbime  zjarri me Izraelin që nga tetori i kaluar, ose ndonjë grup tjetër militant.
 

Të fundit