Flash News

Bota

Sulmohet një shkollë në Luhansk, dyshohet për 60 viktima

Sulmohet një shkollë në Luhansk, dyshohet për 60 viktima

60 persona dyshohet se kanë humbur jetën pas një sulmi ajror në një shkollë në rajonin e Luhansk, ku ishin strehuar 90 persona, shkruan CNN.

Serhiy Hayday, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, tha se 30 persona të strehuar në shkollë ishin shpëtuar, nga të cilët shtatë ishin të plagosur.

Trupat e dy personave u gjetën në rrënoja, tha Hayday, duke shtuar se "ka të ngjarë që të gjithë 60 personat e mbetur nën rrënojat e ndërtesës të jenë vrarë".

Një avion rus kishte hedhur një bombë në shkollën në fshatin Bilohorivka, e cila është rreth shtatë milje larg vijës së frontit, sipas Hayday.

Të fundit