Flash News

Bota

OKB dënon mizoritë e kryera në konfliktin Tigray

OKB dënon mizoritë e kryera në konfliktin Tigray

Kombet e Bashkuara kanë dënuar mizoritë në rajonin verior Tigray të Etiopisë, një ditë pasi qeveria e vendit shpalli një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare dhe u bëri thirrje qytetarëve të marrin armët kundër avancimit të forcave Tigrayan drejt vendit.

Hetimi i bërë së fundmi është i vetmi që është lejuar në rajonin e bllokuar Tigray që kur shpërtheu lufta midis ish-partisë në pushtet, Frontit të Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF) dhe qeverisë etiopiane vitin e kaluar.

Mediat e huaja raportojnë se është konstatuar se të gjitha palët në konflikt, duke përfshirë forcat nga Eritrea dhe rajoni Amhara i Etiopisë, aleate me qeverinë, kishin "kryer shkelje të të drejtave ndërkombëtare të njeriut, ligjit humanitar dhe refugjatëve, disa prej të cilave mund të përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit".

Ndër shkeljet që mund të përbëjnë krime lufte, raporti detajonte vrasjer, torturat, dhunën seksuale dhe me bazë gjinore, shkeljet ndaj refugjatëve dhe zhvendosjen e detyruar të civilëve.

Këto konkluzioni dolën nga hetimi i përbashkët nga Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni Etiopian për të Drejtat e Njeriut, ku u morën në intervistë 269 viktima dhe dëshmitarë të shkeljeve dhe abuzimeve.

Të fundit