Flash News

Bota

OKB-ja e ‘tmerruar’ nga masakra e dhjetëra civilëve në Mianmar

OKB-ja e ‘tmerruar’ nga masakra e dhjetëra civilëve

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara thotë se është "i tmerruar" nga raportet se të paktën 35 civilë janë vrarë dhe trupat e tyre janë djegur në Mianmarin lindor, duke kërkuar nga qeveria të nisë një "hetim të plotë dhe transparent".

Dy punonjës së organizatës Save the Children rezultojnë të zhdukur, por dyshohet se janë vrarë pasi automjeti i tyre ishte në mesin e mjeteve që u sulmuan dhe u dogjën në shtetin Kayah.

“Unë dënoj këtë incident të rëndë dhe të gjitha sulmet kundër civilëve në të gjithë vendin, të cilat janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha në një deklaratë dje nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Mianmar tha të dielën se ishte e tmerruar nga "sulmi barbar në shtetin Kayah që vrau të paktën 35 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë", raportojnë mediat e huaja.

Mianmari ka qenë në kaos politik që kur ushtria përmbysi qeverinë e zgjedhur të nobelistes Aung San Suu Kyi në shkurt, me pretendimin për mashtrim në zgjedhjet që kishte fituar partia e saj.

Më shumë se 1,300 njerëz janë vrarë. Grupet e quajtura "Forcat e Mbrojtjes së Popullit" (PDF) janë krijuar në të gjithë vendin për të luftuar qeverinë ushtarake dhe i kanë tërhequr trupat në një ngërç të përgjakshëm përleshjesh dhe hakmarrjesh.

 

 

Të fundit