Flash News

Bota

OKB njeh kanabisin si substancë terapeutike

OKB njeh kanabisin si substancë terapeutike

Komisioni i Kombeve të Bashkuara ka votuar për heqjen e kanabisit nga lista që e kategorizon atë si një nga barnat më të rrezikshme, dhe e fut në listën e substancave terapeutike.

Komisioni i KB për Drogat Narkotike miratoi një rekomandim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të për hequr kanabisin nga ky klasifikim, shkruan CNN.

Ky është një lajm i shumëpritur për miliona njerëz që përdorin kanabis për qëllime terapeutike dhe pasqyron realitetin e tregut në rritje për produktet medicinale me bazë kanabisin. 

Votimi i së mërkurës do të thotë që kanabisi dhe rrëshira e kanabisit nuk klasifikohen më si substanca të dëmshme dhe pranohet se kanë përfitime mjekësore.

Komisioni votoi 27-25 për të miratuar kanabisin si substancë terapeutike. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Afrika e Jugut ishin midis atyre që votuan pro, ndërsa vendet përfshirë Brazilin, Kina, Rusia dhe Pakistani votuan kundër.  

Të fundit