Flash News

Bota

Olaf Scholz betohet sot si Kancelar i Gjermanisë

Olaf Scholz betohet sot si Kancelar i Gjermanisë
Në foto/ Olaf Scholz

Olaf Scholz pritet të zgjidhet sot kancelar i Gjermanisë, duke i dhënë kështu fund ‘mbretërimit’ të Angela Merkel në fronin e kancelares për 16 vite.

Scholz zgjidhet zyrtarisht nga dhoma e ulët e Bundestagut dhe më pas do të betohet para presidentit Frank-Walter Steinmeier. Pasaradhësi i Merkel ka premtuar një vazhdimësi të kancelares duke e bërë Gjermaninë më të gjelbër dhe më të drejtë.

Olaf Scholz e ktheu ‘imitimin’ e Merkel në një strategji fituese dhe tani ka krijuar koalicionin e tij kombëtar e të Gjelbërve me Demokratët e Lirë.

Pakti i tyre katër-vjeçar i nënshkruar në fund të muajit të kaluar quhet "Guximi për më shumë përparim", një këshillë për premtimin historik të kancelarit socialdemokrat Willy Brandt në vitin 1969 për "Guximi për më shumë demokraci".

Angela Merkel u përcoll para disa ditësh me ceremoni dhe nderime ushtarake. Në fjalën e saj të fundit, Merkel i bëri thirrje gjermanëve të duan njëri-tjetrin, si një mesazh edhe për forcat politike.

Të fundit