Flash News

Bota

Operacion kundër migrimit të paligjshëm, Libia arreston 4.000 persona

Operacion kundër migrimit të paligjshëm, Libia arreston 4.000

Në Libinë perëndimore janë ndalur 4,000 emigrantë, ku bënin pjesë qindra gra dhe fëmijë, shkruajnë mediat e huaja.

Bastisjet u zhvilluan dje në qytetin perëndimor të Gargaresh, si pjesë e asaj që autoritetet e përshkruan si një fushatë sigurie kundër migrimit të paligjshëm dhe trafikut të drogës.

Ministria e brendshme, e cila udhëhoqi operacionin, nuk përmendi arrestimin e trafikantëve ose kontrabandistëve. Zyrtarët thanë të premten se 500 emigrantë pa dokumente ishin arrestuar, por sot raportuan se numri kishte arritur në 4,000.

Gargaresh, një qendër e njohur për emigrantët dhe refugjatët, është rreth 12 km në perëndim të kryeqytetit, Tripoli. Qyteti është hasur me disa valë sulmesh ndaj emigrantëve gjatë viteve, por e fundit është përshkruar nga aktivistët si më e ashpra deri më tani.

"Ne po dëgjojmë se më shumë se 500 emigrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë grumbulluar, ndaluar në mënyrë arbitrare dhe janë në rrezik abuzimi dhe keqtrajtimi," tha Dax Roque, drejtor i Libisë në Këshillin norvegjez të Refugjatëve.

“Emigrantët dhe refugjatët në Libi, veçanërisht ata pa qëndrim të ligjshëm në vend, shpesh janë në rrezik të ndalimit arbitrar. Tortura, dhuna seksuale dhe zhvatja [janë] të shfrenuara në qendrat e paraburgimit libian", tha më tej ai.

Të burgosurit u mblodhën në një strukturë në Tripoli të quajtur Qendra e Grumbullimit dhe Kthimit, tha koloneli i policisë Nouri al-Grettli. Ai deklaroi se emigrantët janë shpërndarë në qendrat e paraburgimit në Tripoli dhe qytetet përreth.

Që nga kryengritja e mbështetur nga NATO në vitin 2011 që hoqi dhe vrau udhëheqësin e vjetër Muamar Gaddafi, Libia është shfaqur si pika kryesore e tranzitit për njerëzit që ikin nga lufta dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, duke shpresuar për një jetë më të mirë në Evropë.

 

Të fundit