Flash News

Bota

Pak ditë para 20-vjetorit të tragjedisë, Biden urdhëron deklasifikimin e dokumenteve të lidhura me sulmet e 11 shtatorit

Pak ditë para 20-vjetorit të tragjedisë, Biden urdhëron

Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi të premten rishikimin e deklasifikimit të mundshëm të dokumenteve nga hetimi i FBI -së mbi sulmet e 11 shtatorit 2001, në Shtetet e Bashkuara.

"Kur kandidova për president, u angazhova për të siguruar transparencë në lidhje me deklasifikimin e dokumenteve mbi sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Amerikë," tha Biden në një deklaratë. "Ndërsa i afrohemi 20 vjetorit të asaj dite tragjike, unë jam duke e nderuar atë angazhim."

Biden tha se urdhri i tij drejtoi Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e tjera që të "mbikëqyrin një rishikim të deklasifikimit të dokumenteve" në lidhje me hetimin e FBI -së. Urdhri kërkon që Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland t'i bëjë publike dokumentet e deklasifikuara gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, tha ai, shkruan Reuters.

Familjet e viktimave i kanë bërë presion presidentit që t’i nënshtrohet një rishikimi të deklasifikimit, duke paralajmëruar se nëse nuk veprohet, ata do të “kundërshtojnë publikisht çdo pjesëmarrje të administratës së tij në çdo ceremoni përkujtimore të 11 shtatorit.

Të fundit