Flash News

Bota

Pamjet e para nga shpërthimi i komanduar në Kabul, raportohen 14 viktima, mes tyre edhe fëmijë

Pamjet e para nga shpërthimi i komanduar në Kabul, raportohen 14

Një shpërthimi i fuqishëm goditi pak minuta më parë një nga portat hyrëse të Kabulit.

Nga informacionet paraprake të Reuters, raportohet se janë shënuar të paktën 13 viktima si pasojë e shpërthimit, mes tyre edhe fëmijë. Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një bombe që është komanduar nga një person i paidentifikuar.

Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar taleban, teksa pohoi se dhe shumë roje talebane kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi. Pjesë e të lindurave janë edhe trupat e shërbimit amerikan. Zyrtari ka deklaruar s viktimat nuk janë identifikuar ende.

Paralajmërimi për një shpërthim të mundshëm në aeroportin e Kabulit, erdhi nga ministri britanik James Heappey. Ai tha se kishte ‘raporte shumë të besueshme’ për një sulm të rëndë në kryeqytetin afgan.

Mijëra njerëz janë mbledhur jashtë aeroportit ditët e fundit. Trupat perëndimore po përpiqen për të evakuuar të huajt dhe afganët që ndihmuan vendet perëndimore gjatë luftës 20-vjeçare kundër talebanëve, dhe për të dalë vetë deri në 31 gusht.

Pamjet e para nga shpërthimi i komanduar në Kabul, raportohen 14   Pamjet e para nga shpërthimi i komanduar në Kabul, raportohen 14  Pamjet e para nga shpërthimi i komanduar në Kabul, raportohen 14   Pamjet e para nga shpërthimi i komanduar në Kabul, raportohen 14

Të fundit