Flash News

Bota

Papa Françesku mban meshën e Krishtlindjes, mesazh për luftën e varfërinë

Papa Françesku mban meshën e Krishtlindjes, mesazh për

Papa Françesku mbajti meshën e Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit ku morën pjesë rreth 7000 besimtarë, përfshirë turistë dhe pelegrinët.

Papa ka qortuar ata njerëz që bëjnë gjithçka për pushtet e pasuri në kurriz të të pambrojturve, përfshirë fëmijët, në një predikim që dënon luftën, varfërinë dhe konsumizmin.

Papa Françesku nxori mësime nga përulësia e orëve të para të jetës së Jezusit.

"Ndërsa kafshët ushqehen në stallat e tyre, burrat dhe gratë në botën tonë, në urinë e tyre për pasuri dhe pushtet, konsumojnë edhe fqinjët e tyre, vëllezërit dhe motrat e tyre," tha Papa. “Sa luftëra kemi parë! Dhe në sa vende, edhe sot, dinjiteti dhe liria njerëzore trajtohen me përbuzje!”.

Papa tha se si gjithmonë, viktimat kryesore të kësaj lakmie njerëzore janë të dobëtit dhe të pambrojturit.

“Edhe këto Krishtlindje, si në rastin e Jezusit, një botë e rrëmbyer për para, pushtet dhe kënaqësi nuk u lë vend të vegjlit, për kaq shumë fëmijë të palindur, të varfër dhe të harruar”, tha Papa, duke lexuar fjalimin e tij. “Mendoj mbi të gjitha fëmijët e gëlltitur nga lufta, varfëria dhe padrejtësia.”

Megjithatë, papa i nxiti njerëzit të kenë zemër. “Mos e lejoni veten të kapërceheni nga frika, dorëheqja apo dekurajimi”, tha Papa.  

Duke vënë në dukje "aq shumë konsumizëm që ka mbushur misterin" e Krishtlindjeve, Françesku tha se ekzistonte një rrezik që kuptimi i ditës të harrohet.

Papa tha se Krishtlindjet e përqendrojnë vëmendjen në problemin e njerëzimit tonë - indiferencën e prodhuar nga nxitimi i babëzitur për të zotëruar dhe konsumuar.

"Jezusi lindi i varfër, jetoi i varfër dhe vdiq i varfër," tha Françesku.

Françesku u bëri thirrje njerëzve që të mos e lënë këtë Krishtlindje të kalojë pa bërë diçka të mirë.

Të fundit