Flash News

Bota

Papa Françesku viziton rajonet e Irakut të kontrolluara dikur nga ISIS

Papa Françesku viziton rajonet e Irakut të kontrolluara dikur nga

Dita e tretë e Papa Françeskut në Irak, do i kushtohet vizitimit të rajoneve veriore të vendit, të kontrolluara dikur nga militantët e ISIS.

 Këta të fundit, pushtuan rajonet në vitin 2014, me qëllim largimin e krishterëve dhe pakicave të tjera nga këto zona, shkruan BBC.

Papa ka mbërritur në qytetin e Mosulit ku do lutet mes rrënojave të kishave të tij, disa prej të cilave u shkatërruan gjatë luftimeve.

Më vonë ai do të kremtojë meshën në Irbil, me deri në 10,000 pjesëmarrës. Ekziston frika se rituali mund të kthehet në një ngjarje përhapëse të koronavirusit.

Iraku ka parë një rritje të infeksioneve Covid-19 gjatë muajit të kaluar. Udhëheqësi 84-vjeçar i Kishës Katolike dhe shoqëruesit e tij janë vaksinuar të gjithë, por Iraku mori vetëm grupin e parë të dozave javën e kaluar.

Udhëtimi katër-ditor, i cili filloi të premten, është ekskursioni i parë ndërkombëtar i Papës që nga fillimi i pandemisë më shumë se një vit më parë dhe vizita e parë ndonjëherë papnore në vend.

Pasi mbërriti në Irbil, ai u mirëprit nga kreu i rajonit të Kurdistanit të Irakut, Nechirvan Barzani.

Të fundit