Flash News

Bota

Papa puth flamurin ukrainas dhe dënon vrasjet masive në Bucha, në diskutim vizita e tij në Ukrainë

Papa puth flamurin ukrainas dhe dënon vrasjet masive në Bucha, në

Papa Françesku ka dënuar vrasjen e civilëve në periferi të Kievit, Bucha dhe ka përsëritur thirrjen e tij për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke folur sot në Vatikan, Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund "mizorive" që u panë në Bucha, ku trupat pajetë të civilëve u gjetën nëpër rrugë.

“Po ndodhin mizori edhe më të tmerrshme, madje edhe kundër civilëve, grave dhe fëmijëve”, tha ai.

Rusia i ka mohuar në mënyrë të përsëritur mizoritë, pavarësisht nga provat në rritje që tregojnë të kundërtën.

Papa vazhdoi të shpaloste një flamur ukrainas, për të cilin tha se "vinte nga qyteti martir i Bucha" dhe e puthi atë. Lëvizja u prit me duartrokitje nga publiku.

Më pas ftoi një grup fëmijësh ukrainas, të cilët tani janë refugjatë në Itali.

“Këta fëmijë duhej të iknin dhe kanë ardhur në një vend të huaj. Ky është një nga frytet e luftës. Le të mos i harrojmë ata dhe të mos harrojmë popullin ukrainas”, tha ai.

Françesku gjithashtu kritikoi ashpër dështimet e organizatave ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Pas Luftës së Dytë Botërore, u bë përpjekje për të hedhur themelet e një epoke të re paqeje. Por, për fat të keq, historia e vjetër e konkurrencës midis fuqive më të mëdha vazhdoi. Dhe, në luftën aktuale në Ukrainë, ne jemi dëshmitarë të pafuqisë së Organizatave Ndërkombëtare”, th ai.

Papa nuk e ka vizituar ende Ukrainën në mes të pushtimit të Rusisë, por u tha gazetarëve më 2 prill se një udhëtim "është në tryezë".

Burimi: CNN

Të fundit