Flash News

Bota

Para takimit me Putin, Biden paralajmëron Rusinë për pasoja të rënda

Para takimit me Putin, Biden paralajmëron Rusinë për pasoja
Joe Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka nisur udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë shtetit me një paralajmërim për Rusinë. Ai tha se Rusia do të përballet me pasoja "të rënda" nëse përfshihet në "veprimtari të dëmshme".

Biden e bëri të qartë qëllimin e tij për të forcuar lidhjet me aleatët e SHBA-së, pas marrëdhënieve të tensionuara nën administratën Trump. Presidenti Biden mbërriti dje në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai do të takohet me Kryeministrin Boris Johnson për të rënë dakord për një "Kartë të Atlantikut" të ri. Pakti do të jetë një version modern i atij që ra dakord Ëinston Churchill dhe Franklin Roosevelt në 1941. Në fokus do të ketë sfidat që lidhen me sigurinë dhe ndryshimin e klimës.

Biden do të takojë gjithashtu mbretëreshën në kalanë Ëindsor, do të marrë pjesë në një takim të udhëheqësve të G7 dhe do të bashkohet me samitin e tij të parë të NATO-s si president.

Në fund të vizitës, Biden do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë.

Burimi: BBC

Të fundit