Flash News

Bota

Paralajmëron inteligjenca gjermane: Rusia mund të nisë një sulm bërthamor në Ukrainë

Paralajmëron inteligjenca gjermane: Rusia mund të nisë një

Shërbimet inteligjente gjermane kanë paralajmëruar parlamentin e vendit se Rusia mund të nisë një sulm bërthamor në Ukrainë.

Sipas medias së njohur gjermane, Der Spiegel, kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës të Gjermanisë , Bruno Kahl dhe kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenëang, i bënë deklaratat në parlamentin gjerman.

Shefi i BFV tha se lufta në Ukrainë ka ‘ndryshuar rregullat e lojës’ në të gjitha fushat e politikës dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Gjermanisë në vend.

Kahl paralajmëroi parlamentin gjerman se Putini mund të përdorë “armë bërthamore”.

Sipas mendimit të kreut të BND, qeveria ruse mund të përpiqet të imponojë paqen në Ukrainë me kushte të pafavorshme.

Të fundit