Flash News

Bota

Paralajmëron Macron: ISIS mbetet kërcënim, mos e ulni vigjilencën!

Paralajmëron Macron: ISIS mbetet kërcënim, mos e ulni
Në foto/ Presidenti Emmanuel Macron

Sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit të enjten shkaktoi afro 170 të vdekur mes tye shumë gra e fëmijë dhe 13 ushtarë të forcave amerikane.

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi gjatë një samiti të mbajtur për Irakun, se shteti islamik është lënë në hije nga zhvillimet e fundit në Afganistan, por nuk duhet nënvlerësuar.

"Ne të gjithë e dimë se nuk duhet të ulim mbrojtjen, sepse ISIS mbetet një kërcënim, dhe unë e di se lufta kundër këtyre grupeve terroriste është një përparësi e qeverisë tuaj”, ka thënë Macron gjatë fjalës së tij në samit, sipas BBC.

Ai shtoi gjithashtu se Iraku ka vuajtur prej kohësh nga sulmet e militantëve xhihadistë.

Vetë ISIS konfirmoi pak orë pas shpërthimeve të njëpasnjëshme në Kabul, se ishin përgjegjës të sulmit. Ata deklaruan se shpërthimi u shkaktua nga një kamikaz i cili hodhi veten në erë.

Të fundit