Flash News

Bota

Parlamenti Evropian miraton buxhetin 7-vjeçar të BE-së

Parlamenti Evropian miraton buxhetin 7-vjeçar të BE-së
Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian miratoi sot buxhetin 7-vjeçar të BE-së me 548 vota pro, 81 kundër dhe 66 abstenim.

Këshilli tani do të duhet të miratojë zyrtarisht kornizën financiare shumëvjeçare 1.074 trilionë euro, i cili përcakton projektin e financimit për shtatë vitet e ardhshme në të gjithë gamën e zonave të shpenzimeve të BE-së nga bujqësia te kohezioni te fondet kërkimore.

Deputetët e PE të mërkurën gjithashtu miratuan një mekanizëm të ri që lidh financimin e BE me kriteret e sundimit të ligjit dhe një marrëveshje ndërinstitucionale për çështjet buxhetore, e cila përfshin përshkrimin e një plani për futjen e burimeve të reja të të ardhurave në buxhetin e bllokut.

Të fundit