Flash News

Bota

Parlamenti Evropian voton pro Ukrainës për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE

Parlamenti Evropian voton pro Ukrainës për marrjen e statusit të

Parlamenti Evropian votoi pro Ukrainës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

PE votoi votoi pro 637, 13 kundër dhe 26 abstenime për Ukrainën, një ditë pas kërkesës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Statusi i vendit kandidat për Ukrainën është përshpejtuar për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi i pushtuar prej 6 ditësh nga Rusia.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të PE, është shprehur se unioni e mirëpret kërkesën e Presidentit të Ukrainës për t’u bërë pjesë e BE.

Të fundit