Flash News

Bota

Partia e Macron merr "shuplakë" në zgjedhjet lokale

Partia e Macron merr "shuplakë" në zgjedhjet lokale
Emmanuel Macron

Partia qendrore e presidentit francez Emmanuel Macron mori atë që një prej deputetëve të saj e quajti "shuplakë në fytyrë" në zgjedhjet lokale dhe të departamenteve, që u mbajtën të dielën.

Presidenti dhe qeveria e tij nuk arritën të mobilizojnë mbështetësit. Rezultatet paraprake treguan se fituesit kryesorë ishin parti të ndryshme të qendrës së djathtë, ndërsa partia e Macron arriti të fitonte vetëm 10.9% të votave.

Votimi ishte për të zgjedhur Këshillin e ri për secilin nga 13 rajonet si dhe për 96 departamente. Këshillat rajonalë kanë buxhete që shkojnë në miliarda euro dhe janë përgjegjës për shkollat, transportin dhe zhvillimin ekonomik.

Fituesit zgjidhen për një mandat gjashtë-vjeçar. Zgjedhjet duhet të zhvilloheshin tre muaj më parë, por u shtynë për shkak të pandemisë. Fushata u zhvillua në kushtet e masave kufizuese, duke hequr dorë nga tubimet tradicionale.

Burimi: The Guardian

Të fundit