Flash News

Bota

Pas 107 ditësh izolim nga Covid-19, Sidnei i rikthehet normalitetit

Pas 107 ditësh izolim nga Covid-19, Sidnei i rikthehet normalitetit

Sidnei i ka dhënë fund “lockdown-it” prej 107 ditësh duke iu rikthyer jetë normale. Pas gati 4 muajsh në izolim, banorët e qytetit australian kanë festuar lirinë.

BBC raporton se njerëzit kanë dalë në qytete duke mbingarkuar radhë pranë bareve dhe dyqaneve të cilat u hapën mesnatën e së hënës.

Shumë të tjerë kanë shijuar ribashkimet dhe vizitat e parashikuara në shtëpitë e të afërmve dhe miqve.

Pas 107 ditësh izolim nga Covid-19, Sidnei i rikthehet normalitetit

Rregullat Covid kishin ndaluar vizitat në familje dhe udhëtimin përtej një zone 5 km duke ndarë shumë familje. Ndërsa tani shumica e kufizimeve janë lehtësuar.

Njerëzit tani mund të ndajnë ushqimet së bashku në kafenetë dhe restorantet e rihapura, dhe të vizitojnë palestrat, bibliotekat dhe pishinat. Kishte radhë të gjata për berberët dhe sallonet e thonjve të hënën.

Pas 107 ditësh izolim nga Covid-19, Sidnei i rikthehet normalitetit

Qyteti më i madh i Australisë u lejua të dilte nga bllokimi pasi shteti i New South Wales arriti një objektiv vaksinimi me dozë të dyfishtë prej 70% për personat mbi 16 vjeç.

Më shumë kufizime do të lehtësohen kur 80% e personave mbi 16 vjeç të vaksinohen plotësisht. Aktualisht, mbi 90% kanë marrë dozën e parë.

Bllokimi i Sidneit filloi në fund të qershorit pas shpërthimeve të rasteve me variantin “Delta”, duke çuar në mbi 50,000 infeksione dhe 439 vdekje deri më tani.

 

Të fundit