Flash News

Bota

Pas 3 dekadash, Azerbajxhani merr në kontroll 1 nga 3 distriktet e Nagarno-Karabak

Pas 3 dekadash, Azerbajxhani merr në kontroll 1 nga 3 distriktet e

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev deklaroi se trupat e tij kanë marrë kontrollin në tri distriktet e para në kufi me Nagorno-Karabakun, si pjesë e një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia që i dha fund luftës gjashtë javore me forcat armene në këtë rajon.

Njerëzit që mbanin flamuj kombëtarë u mblodhën në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku për të festuar dorëzimin e rajonit Agdam. Shefi i forcave paqeruajtëse ruse në Nagorno-Karabak tha se operacioni i dorëzimit u zhvillua pa incidente.

Derisa trupat azerbajxhanase u zhvendosën në Agdam një ditë pasi kolonat e ushtarëve armenë dhe tanket u tërhoqën nga territori. Shtetasve armenë në Agdam u janë dhënë vetëm pak ditë për të lënë shtëpitë e tyre.

Rreth 2.000 paqeruajtës rusë do të vendosen për të ruajtur sigurinë në territor për një periudhë pesë vjeçare. Marrëveshja i dha fund luftimeve që lanë të vrarë deri në 5.000 ushtarë dhe civilë nga të dyja palët.

Nagorno Karabahu njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë së saj armene ka qeverisur me rajonin që kur trupat azerbajxhanase dhe civilët azerbajxhanas u dëbuan nga rajoni në luftën e viteve 1990.

 

Të fundit