Flash News

Bota

Pas Brexit, Britania planifikon t'i bashkohet propozimit të Macron

Pas Brexit, Britania planifikon t'i bashkohet propozimit të Macron

Britania e Madhe duket se po merr në konsideratë mundësinë për të marrë pjesë në një takim të Komunitetit Politik Evropian.

BBC raporton se Downing Street do të shohë më shumë detaje nga samiti, përpara se kryeministrja e re Liz Truss të vendosë nëse do t’i bashkohet apo jo.

Komuniteti Politik Evropian është një ide e përkrahur nga presidenti francez Emmanuel Macron. Ai e propozoi atë, në maj, si një "hapësirë të re" për bashkëpunim.

Macron sugjeroi se grupi mund të diskutojë sigurinë, energjinë dhe transportin, si dhe lëvizjen e njerëzve, veçanërisht të rinjve. Synimi i gjerë është krijimi i një forumi që shkon përtej 27 vendeve anëtare të BE-së.

Ide të ngjashme janë përhapur për dekada, por kjo është shtytja e parë e madhe për një forum të tillë që nga Brexit.

Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar thuhet se po kërkojnë garanci se takimi nuk do të mbizotërohet shumë nga vendet apo institucionet e BE-së.

Të fundit