Flash News

Bota

Pas dështimeve, ministri rus i Mbrojtjes shkon në frontin e luftës

Pas dështimeve, ministri rus i Mbrojtjes shkon në frontin e

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu ka takuar trupat, si një përpjekje për të fittuar mbështetje për udhëheqjen ushtarake.

“Sergei Shoigu falënderoi ushtarakët që kryejnë me guxim detyrat në zonën e operacionit special ushtarak dhe u dha shpërblime shtetërore ushtarakëve për përkushtimin dhe heroizmin e tyre”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

Ai tha se ai kishte vizituar batalionit Vostok, i cili vepron në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Udhëheqja ushtarake e Rusisë ka udhëtuar rrallë në vijat e frontit të Ukrainës, veprim që është kritikuar.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë udhëtime të vazhdueshme në vijën e frontit për të përshëndetur ushtarët dhe për të dhënë medalje.

Vizita e Shoigu vjen pas emërimit të ri të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov. Ky i fundit u emërua komandant i luftës në Ukrainë javën e kaluar.

Lëvizja është parë si një përpjekje e mundshme për të qetësuar kritikët e udhëheqjes ushtarake ruse dhe për të anashkaluar lojtarë të tillë si themeluesi i Grupit Ëagner Yevgeny Prigozhin, ndikimi i të cilit është rritur brenda Moskës.

 

Të fundit