Flash News

Bota

Pas diplomatit të BE-së, sulmohet autokolona amerikane në Sudan

Pas diplomatit të BE-së, sulmohet autokolona amerikane në Sudan

Një autokolonë diplomatike amerikane u sulmua në Sudan të hënën, por askush nuk u lëndua.

"Ky veprim ishte i pamatur, ishte i papërgjegjshëm dhe sigurisht i pasigurt," u tha ai gazetarëve në Japoni pas bisedimeve të G7.

Sudani është përfshirë prej ditësh nga luftimet vdekjeprurëse midis forcave rivale, raporton BBC.

Më herët u raportua se ambasadori i BE-së në Sudan, Aidan O'Hara, është sulmuar në shtëpinë e tij në kryeqytetin Khartoum.

Rreth 185 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,800 janë plagosur në tre ditë luftime në Sudan, sipas OKB-së. Qyteti ka parë sulme ajrore, granatime dhe zjarr të rëndë me armë të vogla.

Të fundit