Flash News

Bota

Pas Çernobilit, rusët marrin kontrollin e termocentralit bërthamor më të madh në Evropë

Pas Çernobilit, rusët marrin kontrollin e termocentralit

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e zonës rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës. Lajmin e ka konfirmuar shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, raporton The Guardian.

Në një deklaratë, Grossi tha se diplomatët rusë në Vjenë informuan Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se personeli ka vazhduar punën e tij dhe se nivelet e rrezatimit mbeten normale.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është termocentrali më i madh në Evropë dhe ka gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të Ukrainës, sipas deklaratës.

Ka raportime për qytetarët ukrainas që bllokojnë rrugët që të çojnë në termocentralin, me video të postuara në mediat sociale që tregon se ukrainasit ndërtojnë postblloqe të improvizuara pranë qytetit Energodar, ku ndodhet uzina e Zaporizhzhia.

Të fundit