Flash News

Bota

Pas Gjermanisë, varianti Omicron i Covid-19 konstatohet në Britani

Pas Gjermanisë, varianti Omicron i Covid-19 konstatohet në Britani

Pas Gjermanisë, rastet e para me variantin e ri të Covid-19, Omicron, janë regjistruar në Britaninë e Madhe. Dy persona kanë rezultuar të infektuar me këtë mutacion, tha sekretari i shëndetësisë.

Sajid Javid u shpreh se Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kishte zbuluar raste në Chelmsford dhe në Nottingham.

Ai shtoi se të dy personat ishin izoluar së bashku me familjet e tyre ndërsa po bëheshin teste për kontaktet e tyre, shkruan BBC.

Varianti i ri është identifikuar në Afrikën e Jugut, është konstatuar dhe në Gjermani, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael.

Shumë shtete në botë po shpejtojnë të mbyllin kufijtë me Afrikën e Jugut për të frenuar përhapjen e Omicron.

Të premten, Britania e Madhe vendosi Afrikën e Jugut, Namibinë, Zimbabvenë, Botsvanën, Lesoto dhe Esëatinin në listën e vendeve që mbylli kufijtë.

Të fundit