Flash News

Bota

Pas imazheve të rënda në Bucha, Biden thotë sërish se Putin është kriminel lufte: Ky djalë është brutal!

Pas imazheve të rënda në Bucha, Biden thotë sërish se

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka përsëritur deklaratën e tij teksa thotë sërish se Putin "është një kriminel lufte". Presidenti Jie Biden dha një intervistë të shkurtër me gazetarët teksa u pyet edhe për imazhet e tmerrshme nga Bucha, në veriperendim të Kievit.

"Besoj e mbani mend që u kritikova që e quajta Putinin kriminel lufte. Epo, e vërteta e çështjes, e patë se çfarë ndodhi në Bucha, kjo e garanton atë: Ai është një kriminel lufte,"- tha Biden para gazetarëve.

“Ne duhet të mbledhim informacion, duhet të vazhdojmë t'i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën dhe duhet të marrim të gjitha detajet në mënyrë që ky të mund të ketë një gjyq për krimet e luftës,"- vijoi më tej presidenti amerikan.

“Ky djalë është brutal! Ajo që ka ndodhur në Buça është e egër dhe të gjithë e kanë parë. Mendoj se është një krim lufte. Ai duhet të mbajë përgjegjësi”.

I pyetur për përgjigjen e Amerikës, ai shtoi: "Po, unë kërkoj më shumë sanksione."

Të fundit