Flash News

Bota

Pas tërmetit të fuqishëm, shpërthen vullkani në lindje të Rusisë

Pas tërmetit të fuqishëm, shpërthen vullkani në lindje

Rajoni lindor i Kamchatkës në Rusi është tronditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka sjellë si pasojë shpërthimin edhe të vullkanit Klyuchevskoy me një lartësi prej 4,750 metrash, më i larti në kontinentin Euroaziatik.
Ky aktivitet i jashtëzakonshëm natyror ka alarmuar komunitetet lokale dhe ka vënë në gatishmëri institucionet që merren me emergjencat civile, ndërsa efekti i lëkundjes sizmike ka ushtruar presion të madh në nëntokë, duke nxitur daljen e lavës dhe hirit nga zemra e vullkanit.
Autoritetet kanë nisur vëzhgimin intensiv të situatës dhe kanë paralajmëruar për rreziqe të mundshme ndaj jetës dhe pronës, përfshirë rrjedhjet e llavës dhe shpërndarjen e hirit në atmosferë.
Klyuchevskoy, një nga vullkanet më aktivë në rajon, ka një histori të gjatë shpërthimesh, por ky episod pritet të hulumtohet në thellësi nga shkencëtarët për të hedhur më shumë dritë mbi lidhjen mes tërmeteve dhe fenomeneve vullkanike.

Banorët janë udhëzuar të ndjekin me përpikëri njoftimet zyrtare dhe të jenë të përgatitur për mundësi evakuimi nëse situata përshkallëzohet. 

Të fundit