Flash News

Bota

Pas largimit të trupave amerikane, talebanët pritet të shpallin qeverinë e re

Pas largimit të trupave amerikane, talebanët pritet të shpallin

Trupa e fundit amerikane u larguan një ditë para përfundimit të afatit të përcaktuar nga talebanët, që përkonte me datën 31 gusht. Pas largimit të ushtarëve amerikane, talebanët pritet që sot të shpallin qeverinë e re në Afganistan.

Mediat e huaja raportojnë se, kabineti mund të paraqitet pas lutjeve të mëngjesit teksa një ceremoni po përgatitet në ambientet e pallatit presidencial. Udhëheqësi suprem i lëvizjes, Haibatullah Akhundzada, pritet të ketë fuqinë përfundimtare mbi një këshill të ri drejtues, me një president nën të.

Militantët islamikë qeverisën Afganistanin përmes një këshilli udhëheqës të pazgjedhur, duke zbatuar brutalisht një formë radikale të ligjit të sheriatit, nga 1996 deri në 2001, kur u rrëzuan nga forcat e udhëhequra nga SHBA. Që nga kthimi i tyre, ata kanë premtuar një sundim më të butë.

Megjithatë, SHBA-ja, BE-ja dhe të tjerët kanë vënë në dyshim garancitë e grupit, duke thënë se njohja zyrtare e qeverisë së re, dhe çdo ndihmë ekonomike që do të pasonte, do të varet nga veprimet e talebanëve në pushtet.

"Ne nuk do t'i marrim ata me fjalën e tyre, ne do t'i marrim ata për veprat e tyre," tha nënsekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland. BE ka thënë se sundimtarët e rinj nuk do të njihen derisa të formojnë një qeveri gjithëpërfshirëse, të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të sigurojnë qasje të lirë për punonjësit e ndihmës.

Zyrtarë të tjerë talebanë që pritet të mbajnë poste të larta përfshijnë Sirajuddin Haqqani, një tjetër nënkryetar dhe Mohammad Yaqoob, djali i themeluesit të talebanëve, Mullah Muhammad Omar, i cili vdiq në 2013.

Qeveria e re do të përballet me sfida të mëdha. OKB-ja ka paralajmëruar për një katastrofë humanitare në të gjithë vendin me 40 milionë njerëz mes një thatësire të rëndë, pasigurisë në rritje të ushqimit dhe trazirave të një lufte 20-vjeçare që detyroi mijëra familje të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Të fundit