Flash News

Bota

Pas ndihmës ushtarake, SHBA i ndërpret Ukrainës edhe shkëmbimin e inteligjencës

Pas ndihmës ushtarake, SHBA i ndërpret Ukrainës edhe

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi të mërkurën se SHBA-ja ndaloi shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën pasi Presidenti Trump ndërpreu ndihmën ushtarake për Kievin në mes të luftës së saj trevjeçare me Rusinë, shkruan Fox Business. 

Masat vijnë pas përplasjes së tij publike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale për një investim të përbashkët ekonomik me Kievin për mineralet e rralla.

Presidenti e largoi udhëheqësin e Ukrainës nga Shtëpia e Bardhë të premten përpara nënshkrimit të marrëveshjes.

 Ratcliffe shprehu shpresën se masa do të hiqet së shpejti dhe theksoi angazhimin e tij për të punuar me Ukrainën drejt arritjes së paqes, pas një letre nga presidenti ukrainas drejtuar Trump.

“Dhe unë mendoj se ne do të punojmë krah për krah me Ukrainën pasi duhet të zmbrapsim agresionin që është atje, ta vendosim botën në një vend më të mirë që këto negociata paqeje të ecin përpara”, shtoi drejtori i CIA-s.


 

Të fundit