Flash News

Bota

Pas presionit të BE-së, Malta heq dorë nga mbyllja e kufijve për udhëtarët e pavaksinuar

Pas presionit të BE-së, Malta heq dorë nga mbyllja e kufijve

Malta ka braktisur planin e saj për të mbyllur kufijtë për udhëtarët që nuk e kanë marrë vaksinën anti-Covid. Qeveria njoftoi të premten  se nga 14 korriku, udhëtarët do të duhet të vërtetonin se ishin vaksinuar, gjë që solli kritika nga Komisioni Evropian.

Qeveria njoftoi sot se udhëtarët do lejohen të hyjnë, por do të do të karantinohe. Qytetarët që shkojnë në Maltë nga vendet me rrezik të lartë është 14 ditë.

KE kishte kritikuar vendimin për të mos lejuar udhëtarët e pavaksinuar, duke theksuar se BE ka vendosur që qytetarët që s'kanë certifikatë vaksinimi,mjafton të provojnë se janë shëruar apo janë negativë.

KE i kujtoi Maltës që ky rregull është i detyrueshëm për vendet anëtare. Ishulli i vogël mesdhetar prej 500 mijë banorësh  "mburret" se është vendi më i vaksinuar në BE, pasi 79% e popullsisë së rritur i kanë marrë të dy dozat.

Burimi: Euronews

Të fundit