Flash News

Bota

Pas protestave kundër “Green Pass”, Macron përgënjeshtron teoritë rreth vaksinës së Covid-19: Thashetheme të rreme!

Pas protestave kundër “Green Pass”, Macron

Presidenti francez Emmanuel Macroni ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të francezëve lidhur me procesin e vaksinimit, pas protestave masive që shpërthyen në të gjithë vendin kundër vaksinës së Covid-19.

Përmes një videoje në Instagram, Macron thekson se vaksinimi është arma e vetme për të luftuar koronavirusin. Ai ka treguar se qytetarët janë të trembur edhe për shkak të informacioneve të pavërteta që dëgjojnë

“Unë e di, megjithatë, se shumë prej jush ende po pyesin, kanë frikë, shumë po dëgjojnë informacione të rreme, thashetheme të rreme, çfarëdo qoftë, ne duhet t’i themi, kështu që vendosa t’i përgjigjem pyetjeve tuaja drejtpërdrejt”- thotë Emmanuel Macron.

Ndër pyetjet e para në Instagram, një nga përdoruesit i cili i kishte bërë të dyja dozat e vaksinës, donte të dinte nëse “mundësohej doza e tretë e vaksinës në 6 muaj”.

Një tjetër u shpreh se pas vaksinimit ishte “i vaksinuar dhe i çliruar”. Një i ri i kërkon Macronit arsyen se përse vaksinimi konsiderohet kaq i rëndësishëm. “Bëje për veten”, iu drejtua Macroni duke shtuar se vaksinimi zvogëlon mundësineë e infektimit të personave të tjerë.

Videoja sqaruese e presidentit francez vjen pasi të shtunë u realizua protesta e tretë radhazi kundër certifikatës shëndetësore të Covid-19, ku më shumë se 200,000 njerëz morën pjesë në demonstratë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmanuel Macron (@emmanuelmacron)

 

Të fundit